Programet zhvillimore

Shkarkoni programin e plotë

SHOQËRIA ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUAR “K O M U N A L E

PROGRAMI I PUNËSPËR VITIN 2020

I PJESA HYRËSE

SHPK „Komunalno/Komunale“ është themeluar me qëllim për të kryer punë që janë me interes publik dhe që përbëjnë njërën nga segmentet kryesore të kryersjes së veprimtarive komunale, ku kryerja në vazhdimësi e kësaj veprimtarie kontribuon në ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe në përgjithësi realizimit të kushteve më të mira të jetës dhe punës në treven e Komunës së Tuzit.

Me këtë program parashikohen punë dhe veprimtari të cilat kanë për qellim që hapësirën e komunës t’a bëjnë më e pastër e më e rregullt, që rrugët lokale të jenë më të mirëmbajtuar, që qytetarët të jenë të furnizuar me ujë të pijshëm cilësor, dhe që ndriëimi publik të jetë më funkcional. Me një fjalë, që komuna të jetë, si supozohet të jetë, shërbim i vërtetë i qytetarëve.

Kryerja e punëve dhe realizimi i detyrimeve të parapara bëhet në pajtim me Ligjon mbi veprimtaritë komunale dhe rregullore të tjera, si dhe dokumenteve strategjike të cilat rregullojnë këtë fushë dhe paraqesin udhëzime për punën e mëtutjeshme të kësaj shoqërie, e cila do të realizohet në vitin 2020 përmes aktiviteteve programore të përshtatshme.

Ky program punohet pa qasje adekuate në iformacione, vetëm në bazë të të dhënave që kemi mledhur gjatë takimit tonë me përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike të Podgoricës, edhe në të dhčnat që ata kanë publikuar në web faqet e tyre, dhe si i tillë mbetet subjekt i korrigjimit pas marrjes së të gjitha kompetencave, kur edhe do të kemi qasje të plotë në të gjitha informatat.

Duhet theksuar se ndërmarrjet publike të Kryeqytetit nuk kanë shprehur gadishmëri që të na ofrojnë të dhënat që do të na e lehtësonin punën, edhe pse u jemi drejtuar me shkrim. Prandaj, nuk kemi mundur të arrijmë deri te numri i saktë i shfrytëzuesve të shërbimeve të pastrimit, tregut, ujësjellësit, dhe as të çmimit i cili paguhet për përdorimin e këtyre shërbimeve. Nuk kemi mundur të arrijmë as deri te informacioni mbi numrin e saktë te dritave të ndriçimit publik, dhe as mbi gjatësinë e kabllove që përhapën në shtyllat e ndriçimit.

Megjithatë, kemi arritur të mbledhim informatat thelbësore që të planifikojme disa aktivitete, në mënyrë që të jemi të gatshëm për të marrë përsipër përgjegjësi dhe kompetenca të cilat Ligji dhe Statuti i japin SHPK “Komunale”.

V AKTIVITETET PROGRAMORE TË SHOQËRISË

Aktivitetet programore të Shoqërisë në vitin 2020 do të realizohen në pajtim më vëllimin e planifikuar të punëve dhe lerësimin vjetor të të ardhurave dhe shpenzimeve vjetore, dhe për çdo veprimtari në veçanti.

Ky program përmban:

  1. Programin e ujësjellësit
  2. Programin e mirëmbajtjes së pastertisë së qytetit
  3. Programin e mirëmbajtjes së rrugëve lokale, varrezave dhe sipërfaqeve të tjera publike
  4. Programin e mirëmbajtjes së tregjeve, parkingjeve, garazheve dhe stacionit të autobusëve
  5. Programin e mirëbajtjes së ndriçimit publik dhe sinjalistikës ndriçuese dhe
  6. Aktivitete të tjera programore

Back to top button
Close