Projekti CROSS-MOVE

PËRSHKRIMI I PROJEKTIT
Projekti CROSS-MOVE – Përpjekje ndërkufitare për mobilitet të qëndrueshëm në zonën e Adriatikut Jugor mbështet komunat e vogla dhe të mesme në hartimin e Planeve të Qëndrueshme të Mobilitetit Urban (SUMP), duke pilotuar njëkohësisht zgjidhje inteligjente, inovative dhe rezistente ndaj ndryshimeve klimatike në fushën e mobilitetit, me synim uljen e emetimeve të CO₂. Vlera e shtuar e projektit është hartimi i një SUMP-je ndërkufitare të përshtatur për zonën e Adriatikut Jugor, me qëllim përmirësimin e lidhshmërisë ndërmjet Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe avancimin e objektivave klimatike të Bashkimit Evropian për vitin 2050.
I financuar nga Programi Interreg IPA South Adriatic 2021–2027, projekti synon të krijojë një zonë më të ndërlidhur të Adriatikut Jugor përmes përmirësimit të mobilitetit dhe lidhjes rajonale. Për këtë arsye, CROSS-MOVE zhvillohet në kuadër të Boshtit Prioritar A3 (Një zonë më e ndërlidhur e Adriatikut Jugor përmes përmirësimit të mobilitetit dhe lidhjes rajonale) dhe Objektivit Specifik 3.1, i cili fokusohet në zhvillimin e sistemeve të mobilitetit të qëndrueshëm, rezistent ndaj klimës, inteligjent dhe ndërmodal në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal, duke përfshirë përmirësimin e qasjes në rrjetin TEN-T dhe mobilitetin ndërkufitar përmes veprimeve të përbashkëta ndërkufitare.
Projekti bazohet në një partneritet strategjik që përfshin komuna të vogla nga zona e Programit: Komuna e Mola di Barit (Puglia, Itali) si Partner Kryesor, Komuna e Korçës (Shqipëri), Komuna e Bojanos (Molise, Itali) dhe Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar ‘Komunalno/Komunale’ Tuzi (Mali i Zi), ndërmarrja komunale përgjegjëse për shërbimet urbane në Komunën e Tuzit.
Duke promovuar një qasje të përbashkët, projekti synon të mbështesë këto komuna në hartimin, përditësimin dhe zbatimin e Planeve të Qëndrueshme të Mobilitetit Urban (SUMP), të cilat janë mjete strategjike kyçe që u mundësojnë autoriteteve lokale të projektojnë sisteme transporti të integruara, efikase dhe miqësore me mjedisin, veçanërisht në zona të karakterizuara nga burime të kufizuara financiare dhe teknike, si dhe nga rrjete të fragmentuara të mobilitetit.
Njëkohësisht, CROSS-MOVE synon të identifikojë dhe testojë zgjidhje të qëndrueshme dhe rezistente ndaj klimës në fushën e mobilitetit, të përshtatura sipas nevojave lokale. Për këtë qëllim, vlerësimi i nevojave për mobilitet në territoret e partnerëve do të udhëheqë identifikimin e zgjidhjeve inovative që do të integrohen në SUMP dhe do të mund të përsëriten në zona që përballen me sfida të ngjashme, duke kontribuar në krijimin e një katalogu praktikash më të mira të transferueshme edhe përtej zonës së projektit.
Rëndësi e veçantë do t’i kushtohet përfshirjes së komuniteteve lokale përmes iniciativave të ndërgjegjësimit, duke nxitur pjesëmarrjen aktive në promovimin e mobilitetit të qëndrueshëm si një çështje kyçe që ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.
PARTNERËT E PROJEKTIT
- Komuna e Mola di Barit, Itali (Partner Kryesor)
- Komuna e Korçës, Shqipëri (Partner)
- Komuna e Bojanos, Itali (Partner)
- SHPK “Komunalno/Komunale” Tuzi, Mali i Zi (Partner)
- Komuna e Tuzit, Mali i Zi (Partner i Asociuar)
KOHËZGJATJA E PROJEKTIT
01/07/2025 – 31/12/2027 (30 muaj)
BUXHETI I PROJEKTIT
919.554,90 € (FESR: 758.223,12 € – Kontributi Kombëtar: 161.331,78 €)
PROGRAMI I BE-së
Interreg IPA South Adriatic 2021–2027



