Shërbim i ri online: Raportoni defektin në ndriçimin publik

Sh.p.k. „Komunale/Komunalno“ Tuz ka vënë në dispozicion të qytetarëve një formular online për raportimin e defekteve në ndriçimin publik në territorin e Komunës së Tuzit.
Qëllimi i këtij formulari është të mundësojë identifikimin më të shpejtë të problemeve, përcaktimin sa më të saktë të lokacionit të defektit dhe organizimin më efikas të ndërhyrjes së shërbimit kompetent.
Përmes formularit, qytetarët mund të raportojnë ndriçues që nuk punojnë, pulsojnë ose punojnë herë pas here, disa ndriçues të fikur në të njëjtin lokacion, defekte në instalime ose kabllo, probleme në dollapët elektrikë, shtylla të dëmtuara, të anuara ose të rrëzuara, si dhe situata të tjera që mund të paraqesin problem ose rrezik.
Gjatë raportimit është e rëndësishme të jepet lokacioni sa më i saktë i defektit. Qytetarët mund të bashkëngjisin edhe linkun e lokacionit nga Google Maps, si dhe fotografi të defektit ose vendit ku ai ndodhet.
Formulari online për raportimin e defekteve:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdPOcwzQL56KMWloJ1k6btBgdJEYaa9j-tPM8rixqN7Q_NGpA/viewform
Ftojmë qytetarët që t’i raportojnë problemet e vërejtura dhe, përmes bashkëpunimit me shërbimet tona, të kontribuojnë në evidentimin dhe zgjidhjen më efikase të defekteve në ndriçimin publik.
Raporto problemin – ndihmo që të reagojmë më shpejt.




