Programi i mirëbajtjes së ndriçimit publik dhe sinjalistikës ndriçuese

Mirëmbajtja e rrjetit ekzistues të ndriçimit publik, stubeve, kabllot, llambat dhe pikat matëse, pastaj zëvendesimi i llambave ekzistuese me llambat Led, zgjerimi i rrjetit në bërthamat urbane dhe rrugët e zëna lokale si dhe eleminimi i konsumatorëve të paligjshëm janë pjesë e veprimtarive thelbësore dhe programatike e Kompanisë për vitin 2020. 

Aktualisht, sipas informacioneve gojore nga “Komunalet” e Podgoricës, në Komunën e Tuzit ka më shumë se 3000 ndriçues publik, me 61 pika matëse, nga të cilat rreth 1000 nuk i shërbejnë interesit publik.

Kompania ka marrë përsipër të sjellë ndriçimin publik në përdorim publik, dhe çdo abuzim i bërë në të kaluarën do të shfuqizohet, ndërsa çdo lidhje e re eventuale do të sanksionohet.

Fatura vjetore, sipas të njëjtit burim, e energjisë ishte 161.757, 72 euro, ndërsa për mirëmbajtja janë shpenzuar rreth 20,000.00, kështu që për funksionimin normal të ndriçimit publik, për vitin 2020 planifikojmë të ndajmë rreth 180,000.00 euro, të cilat do të mbulohen pjesërisht nga Buxheti i Themeluesit dhe pjesërisht nga të ardhurat e tona vetiake.

Komuna e Tuzit nuk ka sinjalizim ndriçes, e as video-mbikëqyrje, kështu që nuk planifikohen aktivitete të tilla në vitin 2020.

Back to top button
Close