Programi i mirëmbajtjes së tregjeve, parkingjeve, garazheve dhe stacionit të autobusëve

V-4/1 Tregjet

Shpk “Komunale” Tuz, disponon me tregjet në territorin e Komunës së Tuzit dhe ato:

  • Me tregun e gjelbër me 50 vende (e cili tek duhet të vihet në funksion),
  • Me tregun e madh/KOMISION, me rreth 250 vende shitjesh.

Me Vendimin për themelim të SHPK “Komunale”, dh eme Vendimin për tregjet (Fl. Zyrtare e Malit të Zi, Dispozitat komunale, nr. 033/19, nga data, 14. 08. 2019), janë paraparë kushtet, mënyra e organizimit, mirëmbajtjes dhe kryerjes së sherbimeve në tregjet si dhe në objektet për ofrimin e shërbimeve komunale.

Shoqëria mirëmban hapësirën e tregut dhe kryen punët që janë të lidhura me organizimin dhe funksionimin e qarkulimit të mjeteve në tregje në pajtim me rëndin komunal.

Për shfrytëzimin e hapësirës së tregut dhe tezgave, shfrytëzuesit e sherbimeve paguajnë kompensimin, si dhe grumbullimin për hapësirën e rezervuar.

Të ardhurat e planifikuara në bazë të tregut, qiradhënies dhe tabelave janë 20.000€ në nivelin mujor, nga tregu i Tuzit, 5.000,00€ në nivelin mujor, nga tregu i gjelbër, çka do të thot, 300.000,00 euro në nivelin vjetor.

Shpenzimet për mirëmbajtje kanë të bëjnë me të ardhurat për 12 të punësuar, (sipas të dhënave nga SHPK “Trzhnice i pijace” Podgorica), shpenzimet për qera e për rrymë elektrike, në shumën prej afro 5.000,00 në nivelin mujor. Përpos kësaj shpenzimet parashikohen edhe për krijimin e ksuhteve për tergun e gjelbër, dhe për investime mirëmbajtëse, për përmirësimin e kushteve në tregun komision.

V-4/2 Parkingje

Në Tuz gjatë vitit 2020 do të shënohen vendet për parkingje, nga të cilat një pjesë  do të jetë për përdorime komerciale. Puntorive që kanë qasje në rrugën kryesore, do të i’u mundësohet blerja dhe rezervimi i dy vendeve për parkingje, derisa vendet tjera do të jenë në dispoziocion të qytetarëve me tarifa të caktuara, të cilat për mementin do të jenë në pajtim me Nenin 6 të Ligjit mbi ndryshimet djhe plotësimet e Ligjit mbi veprimtaritë komunale (Fl. Zyrtare e Malit të Zi, numër 066/19, nga data 16. 12. 2019).

Po ashtu, do të sigurohen edhe vende për parkime për persona me aftësi të kufizuara si dhe për shërbime taksi.

Përpos vend-parkimeve pranë rrugëve, do të sigurohen edhe hapësira të tjera për parkingje publike, në mënyrë që ky problem të zgjidhet në mënyrë sa më të mirë.

V-4/3 Stacioni i autobusëve

Gjatë vitit 2020 është planifikuar të rregullohet stacioni i autobusëve – Stacioni i Autobusëve, për këtë arsye “Komunalno/Komunale” SHPK në bashkëpunim me sekretariatin përkatës do të sigurojnë lokacionin dhe do të mundësojnë rregullimin e të njëjtit. Edhe pse nuk ka mundësi të përcaktohen të ardhurat dhe shpenzimet e sakta në bazë të kësaj, ne planifikojmë investimin prej 5.000 eur, që të bëjmë rregullmin e stacionit dhe po e njëjta shumë planifikohet si e ardhur.

Back to top button
Close