AktualiteteShërbimet Publike
Orari i ri: 9 linja autobusi Tuz – Podgoricë

„Komunale – Komunalno” Tuz ka publikuar orarin e ri të linjave të autobusëve. Ai përfshin nëntë linja mes Tuzit dhe Podgoricës, të cilat lidhin Vranjin, Vllanën, Dushiqin, Vuksanlekajn, Shipshanikun, Dheun e Zi dhe Rakiqin me qendrën e Tuzit dhe Podgoricën.
Çfarë gjeni në faqe
- orari i plotë për të 9 linjat, me oraret e nisjes nga çdo stacion
- skema dhe harta e itinerarit për secilën linjë
- nisja e radhës e theksuar, sipas orës aktuale
- lidhje për vendndodhjen e çdo stacioni në hartë
Autobusi i parë niset nga Vranji në orën 06:00, ndërsa i fundit nga Podgorica në orën 19:10.
Udhëtimi është falas – shpenzimet i mbulon Komuna e Tuzit. Linjat shkollore do të shtohen së shpejti në faqe. Orari është publikuar edhe në Tuzi Travel.



