Programi i ujësjellësit
Për shkak të ndjeshmërisë së kësaj pyetje dhe lidhjes me kryeqytetin, kujdesi për mirëmbajtjen e sistemit të furnizimit me ujë, pagesën e shpenzimeve, sipas kushteve të parapara me marrëveshjen mbi ndarjen e territorit dhe pasurisë me Kryeqytetin, deri në ndarjen definitive do ta udhëheqin SHPK “Ujësjellësi”Podgorica. Deri atëherë SHPK “Komunale” Tuz, do të ndërmarrin masat dhe hapat me qëllim të krijimit të kushteve, në menyrë që në të ardhmen të marrin nën kujdes krejt furnizimin me ujë, të qytetarëve të Tuzit. Në nderkohë, SHPK “Komunalno/Komunalet” në bashkëpunim me Komunën, e sipas nevojës, do të pajisin me ujë banorët e pjesës malore të komunës, të cilat nuk janë të mbluara me ujësjellës, me kushtet dhe prioritet që i përcakton Shoqëria.