NJ O F T I M

Në bazë të autorizimeve nga vendimet e organeve të vetëqeverisjes lokale, Komuna e Tuzit ia ka besuar ushtrimin e transportit publik linjor të udhëtarëve në relacionin Tuz – Podgoricë – Tuz ndërmarrjes Komunalno/Komunale sh.p.k. Tuz.
Transporti, që nga fillimi e deri më sot, ofrohet falas si shërbim me interes publik për banorët e Komunës së Tuzit.
Linja përfshin vendbanimet e përcaktuara në planin e linjave, me vajtje-ardhje gjatë ditës, duke përfshirë terminet e mëngjesit, të ditës, të pasdites dhe të mbrëmjes.
Qëllimi i vendosjes së këtyre linjave është t’u mundësohet qytetarëve transport i rregullt, i qasshëm dhe i besueshëm për nevojat e shkollës, punës, shëndetësisë dhe obligimeve të përditshme, me mbështetjen e administratës lokale.
Më poshtë paraqitet orari i qarkullimit sipas linjave të veçanta dhe stacioneve.
Vërejtje për përdoruesit e transportit publik:
• Ju lutemi të jeni në stacion të paktën 5 minuta më herët.
• Orari vlen gjatë ditëve të punës.
• Informata dhe sugjerime të qytetarëve: 068/836-834 / e-mail: info@Komunalno-tz.me
• Ne mbajmë të drejtën e korrigjimeve të vogla të orarit për shkak të trafikut dhe sigurisë.
Udhëtimi zhvillohet në përputhje me rregullat e sigurisë, me respektimin e detyrueshëm të rregullave të komunikacionit, komunikimit korrekt dhe mos-pengimit të shoferit. Për të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet, qytetarët mund t’i drejtohen ndërmarrjes Komunalno/Komunale sh.p.k. Tuzi.






