AktualiteteTë fundit
Komuna e Tuzit për një mjedis më të pastër!
Komuna e Tuzit për një mjedis më të pastër!
Në bashkëpunim me SHPK “Komunale-Komunalno” dhe SHF “Mahmut Lekiq”, kemi nisur një iniciativë të rëndësishme për riciklimin e mbetjeve.
Ky projekt synon të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve përmes nxënësve tanë, të cilët janë e ardhmja e komunës sonë. Përfshirja e tyre në këtë proces jo vetëm që ndihmon në mbrojtjen e mjedisit, por edhe edukon brezat e rinj mbi rëndësinë e ambientit të pastërt.
Bashkë mund ta bëjmë komunën më të pastër për të gjithë!