Informacjone të dobishme
📌 INFORMACIONET KRYESORE PËR SHËRBIMET E SH.P.K. „KOMUNALE/KOMUNALNO“ TUZ

Të nderuar qytetarë dhe shfrytëzues të shërbimeve tona,
Ju rikujtojmë kompetencat kryesore të SH.P.K. „Komunale/Komunalno“ Tuz, si dhe kontaktet përmes të cilave mund të merrni informacione, të paraqitni një problem ose të parashtroni kërkesë për ofrimin e një shërbimi.
♻️ MENAXHIMI I MBETJEVE
🗑️ Grumbullimi i rregullt i mbetjeve komunale
Grumbullimi dhe transportimi i mbetjeve të përziera komunale bëhet sipas orarit të përcaktuar:
📅 E hënë dhe e enjte:
Qendra e Tuzit, vendbanimet përreth Tuzit, Vulaj, Dinoshë, Rrogath, Milesh i epërm, Milesh i poshtëm dhe Omerbozhaj.
📅 E martë dhe e premte:
Qendra e Tuzit, Dreshaj, Drumë, Kodërbudan, Vuksanlekaj, Vitojë–Bozhaj, Arzë, Bardhaj, Helmicë, Hakshabanaj, Skorraq, Spijë, Sukuruq, Traboin, Nabom, Nënhelm dhe Rakiq.
📅 E mërkurë dhe e shtunë:
Qendra e Tuzit, Dushiq, Vllanë, Vranë, Lekaj, Shipshanik dhe Dheu i Zi.
📅 E diel:
Qendra e Tuzit.
♻️ Grumbullimi i ndarë i mbetjeve
Për amvisëritë që janë regjistruar për pjesëmarrje në sistemin e grumbullimit të ndarë organizohet marrja e: 📦 letrës dhe kartonit 🧴 plastikës 🥫 metalit
Secila lloj mbetjeje të grumbulluar ndaras merret një herë në muaj, sipas orarit të veçantë (me lajmrim paraprak).
Për t’u përfshirë në këtë sistem, duhet të paraqitet paraprakisht aplikimi përmes faqes sonë të internetit ose drejtpërdrejt përmes formularit:
🔗 https://docs.google.com/forms/d/1CbzToqZ6AJB7SAQmGsLUVm6P9bvclpa9aEkzbJoSh3E/preview
Mbetjet e ndara duhet të jenë të pastra, të thata, të zbrazëta dhe pa përzierje me lloje të tjera të mbetjeve.
🛋️ Mbetjet e vëllimshme dhe bimore
SH.P.K. „Komunale/Komunalno“ Tuz organizon marrjen e mbetjeve të vëllimshme dhe bimore për shfrytëzuesit e regjistruar, pas paraqitjes paraprake të kërkesës dhe marrëveshjes për termin e marrjes.
Mbetjet duhet të jenë të grumbulluara, të ndara dhe të përgatitura siç duhet për ngarkim.
🚛 Marrja e mbetjeve sipas kërkesës
Ngarkimi, transportimi dhe depozitimi i sasive më të vogla të mbetjeve jo të rrezikshme mund të bëhen edhe sipas kërkesës së veçantë të personave fizikë dhe juridikë, në përputhje me çmimoren në fuqi dhe kapacitetet në dispozicion të Shoqërisë.
Kjo shërbim mund të përfshijë, për shembull, marrjen e sasive më të vogla të mbetjeve jo të rrezikshme ndërtimore, të krijuara pas punimeve të vogla në amvisëri ose në hapësirë afariste.
Çmimi përcaktohet në varësi të llojit dhe sasisë së mbetjeve, largësisë, automjetit dhe mekanizimit të nevojshëm, si dhe vëllimit të angazhimit.
🌳 MIRËMBAJTJA E SIPËRFAQEVE PUBLIKE
Shoqëria kryen punët e rregullimit, mirëmbajtjes dhe pastrimit të sipërfaqeve publike, duke përfshirë sipërfaqet e gjelbra publike, parqet, trotuaret, sheshet, zonat e këmbësorëve dhe hapësirat e tjera publike në kuadër të punëve të besuara.
💡 MIRËMBAJTJA E NDRIÇIMIT PUBLIK
Defektet në sistemin e ndriçimit publik mund t’i paraqitni personalisht, përmes telefonit apo përmes formularit elektronik që gjendet në faqen e internetit të Shoqërisë:
🔗 https://docs.google.com/forms/d/1xdDPoJfzfljX-emhj_XdYnyDfuQ0gX-_gUd_I7vyQLQ/preview
INFORMACIONE, PARAQITJE DHE KËRKESA
☎️ 0800 002 34 – numër pa pagesë
📱 +382 68 836 834
📧 info@komunalno-tz.me
📍 Rruga Tuzi 3, nr. 93, Tuz
Gjatë paraqitjes, ju lutemi të shënoni emrin dhe mbiemrin, shifrën e shfrytëzuesit të shërbimeve komunale, numrin e kontaktit dhe një përshkrim të shkurtër të paraqitjes ose shërbimit të kërkuar.
SH.P.K. „Komunale/Komunalno“ Tuz – në shërbim të qytetarëve.