Programi i mirëmbajtjes së rrugëve lokale, varrezave dhe sipërfaqeve të tjera publike

V-3/1 Mirëmbajtja e rrugëve lokale

Në treven e Komunës së Tuzit ka mbi 200 km rrugë lokale.

Me mirëmbajtje  të rrugëve lokale nënkuptohet mirëmbajtja e vetë rrugës, substratit, sanimin e vrimave të ndikimit, pastaj pastrimin e depozitave, gurëve, tokës, dëborës, si dhe mirëmbajtjen e anësoreve, kositjen e shkurreve dhe barit. Mirëmbajtjen e paguan Themeluesi dhe për vitin 2020 ka parapa 100.000.

Përveç fuqisë punëtore, punëtorëve të rrugës, është e nevojshme të sigurohen makina të përshtatshme për shtruerjen dhe prerjen e asfaltit, për transport, dhe një rul për shtypjen dhe presimin e asfaltit, si edhe një pastrues dëbore.

Kur është në pyetje mirëmbajtja e rrugëve lokale, SHPK vlerëson si të nevojshme që të ndërmarrë inisiativën për mbjelljen e bimëve pranë rrugëve që çojnë drejt qendrës së qytetit, në mënyrë që të zbukurohet hyrja dhe të shtohet numri i bimëve/drujve, në komunë. Sigurisht se kjo, për momentin mbetet në nivelin e idesë, dhe mund të realizohet vetëm përmes bashkëpunimit me segmentet e tjera të komunës dhe të shoqlërisë.

V-3/2 Mirëmbajtja e sipërfaqeve publike

Si zonat të gjelbra publike trajtohen parqet, lëndinat, gjelbërimi përgjatë rrugëve, pemët, gardhe e gjelbra, sipërfaqe të gjelbërta përreth ndërtesave të banimit, si dhe zonat e gjelbërta me qëllime të veçanta brenda institucioneve publike, bizneseve dhe organizatave të tjera, fushave sportive dhe rekreative, etj.

Hapësira të tjera publike pastërtia e të cilëve do të jetë nën kujdesin tonë janë trotuaret, parkingjet dhe rrugët në qendër të qytetit, përfshirë rrugët lidhëse. Qendra e qytetit, trotuaret dhe drejtimet, drejt Gjimnazit, Tregut dhe Ndërmarrjes Dauti dhe stacionit të trenit, dhe sipërfaqet e gjelbra publike do të pastrohen rregullisht, dhe pas blerjes së një makinerie speciale dhe do të lahen. Deri në blerjen e një makinerie speciale për këtë qëllim, pastrimi, mbledhja e mbeturinave dhe gjetheve do të bëhet me dorë.

V-3/3 Mirëmbajtja e varrezave

Pasi që Tuzi nuk ka kapelën e qytetit e as varrezë qyteti, pasi këto rregullohen në kuadër të bashkësive fetare, vëllazërore dhe fisnore, pra ata merren me mirëmbajtjen e kapellave, SHPK “Komunalet” do të mundohet tu vijë në ndihmë në rast nevoje. Ashtu që me fuqinë punëtore dhe me mashineri do të kontribuojë që varret në trevën  e Komunës e Tuzit të jenë të mbajtura, të kositura dhe të pastra, në menyrë që gjatë veres të mos kthehen në vatra zjarri ose krijimit të deponive të “egra”.

Nga mirëmabjatja e varrezave, për moemntin nuk planifikohen të ardhuar, edhe pse duhet të mendohet edh enë atë drejtim. Gjithashtum nuk palnifikohen as shpenzime të posaçme, pasiqë punët do t’i kryejnë punëtorët e angazhuar për mirëmbajtjen e rrugëve, kështu që shpenzimet kanë të bëjnë vetëm të ardhurat e të punësuarve dhe me karburantin për mjete.

 Shoqëria në bashkëpunim me sekretariatet gjegjëse do të angazhohet rreth Vendimit mbi varret, në menyr që kjo çështje të rregullohet në formë ligjore.

VI-3/4 Mirëmbajtja e rrjellave ujore dhe burimeve

Shoqëria në kuader të veprimtarive do ti mirëmbajë kanalet pranë rrugëve, me theks pranë lumit Urrela, si dhe pjesës së kalimit pranë qendres së Tuzit, nga „Dauti deri te Mulliri, pra nga ura deri te ura, pastaj te Krevenica, përmes Rraxëqafës, Vuksanlekajve deri në fshatin Kodërbudan.

Mirëmbajtja e kanalit do të bëhet përmes kositjes së barit dhe gërmushave në shtratin e lumit, pastaj pastrimin e kanaleve, mbeturinave nëpër të, pemëve dhe atyre që ajo bart me vete. Në pjesën e mirëmbajtjes së shtratit të Urreles, theks i veçantë duhet të vëhet edhe te drenazhi i ujit nën urë, i cili pas ndaljes së rrjellës shndërrohet në një pikë neuralgjike ekologjike.

Rregullimi i burimit Krevenica, dhe hyrjes në të, se edhe rregullimi i burimeve të prëkohëshme në rranxë të Deçiqit, do të jetë njëri nder prioritetet, kurë është fjala te burimet.

Githashtu, Shoqëria në bashkëpunim me sekretariatin për bujqësi, dhe me organet e tjera të cilët kijdesen për burime, do të japin kontribut mbi ruajtjen e lumit Cem, në kuptimin e vënjes në disponim të makinerisë dhe përsonelit me qellim të pastrimit në plazhet e lumit, por edhe jashtë tyre.

Shpenzimet për këto aktivitete, nga Programi V-3, ku bëjnë pjesë punët me interes publik, i siguron Themeluesi, dhe prë vitin 2020, kërkohet shuma prej 100.000 euro, prej të cilave do të sigurohen mjetet për të ardhuar të të punësuarve dhe për shepnzimet materiale, e vetëm për asfalt shuma prej 20.000,00 euro.

Back to top button
Close