Fjala e drejtorit ekzekutiv

Mirë se vini në faqen zyrtare të sh.p.k. “Komunale” Tuz

Të nderuar qytetarë të komunës sonë

Përpos shërbimeve të rregullta që u ofrojmë qytetarëve të Tuzit, objektivi i sh.p.k. “Komunale” është që të njoftojë qytetarët me shërbimet e veta dhe të sigurojë punë sa më transparente të Shoqërisë, në mënyrë që edhe qytetarët të mund të kyçen dhe të ndikojnë në përmirësimin e punës së Shoqërisë.

Përndryshe, sh.p.k. “Komunale” Tuz, është e formuar si Shoqëri e vetme, e cila do të kujdeset për të gjitha shërbimet komunale, që nga grumbullimi, transporti dhe deponimi i mbeturinave, furnizimi me ujë të pijshëm, menaxhimi i ujërave të zeza dhe atyre atmosferike, mirëmbajtja e ndriçimit publik dhe sinjalizimit, rregullimi dhe mirëmbajta e sipërfaqeve publike, rrugëve lokale dhe varrezave, e deri te mirëmbajtja e tregut, sipërfaqeve publike për parkim dhe stacionit të autobusave.

Duke pasur para sysh zgjërimin e vazhdueshëm të veprimtarive që kërkojnë shërbim më të shpejtë dhe më efikas, si edhe rritjen e numërit të familjeve, Shoqëria bën përpjekje maksimale që të kryej sa më mirë funksionet publike që i janë besuar, dhe në bashkëpunim me qytetarët do të synojë që në periudhen e ardhshme të arrijë më shumë, në mënyrë që të rrisim nivelin e shërbimeve.

Për kryerjen cilësore të punës, është e nevojshme që veçanarisht të theksojmë bashkëpunimin e mirë me Komunën, Sekretariatin për planifikim, rregullim të sipërfaqeve dhe punëve komunale, si edhe me instancat e tjera, komunale e shtetërore, e në të ardhmen edhe ndërkombëtare. Mirëpo, për punë të suksesshme dhe cilësore, rëndësi të veçantë ka bashkëpunimi me qytetarët e komunës së Tuzit, përmirësimin e të cilit duam ta rrisim edhe përmes kësaj faqeje.

Siç dihet, ne jemi në fazën e marrjes së kompetencave nga Kryeqyteti, i cili është përgjegjës për zbatimin e të gjitha punëve, deri në ndarjen përfundimtare të pasurisë dhe të kufijve, megjithatë në bashkëpunim të mirë me ta, edhe në këtë periudhë të përkohshme, kemi arritur që qytetarët të mos ndjejnë ndonjë mungesë në ofrimin e shërbimeve.

Periudha të cilën e kemi kaluar, për shkak të paraqitjes së pandemisë, gjithashtu ka shtuar vështirësitë, por besoj se edhe këtë sfidë e kemi tejkaluar me sukses.

Për vazhdimin e punës së mirë të Shoqërisë, në periudhën e ardhshme, në rend të parë presim bashkëpunim të sukseshëm me qytetarë dhe me personat juridik, lidhur edhe me detyrimet e tyre, për shërbimet e pranuara.

Së bashku, për një qytet më të pastër, për hapësira publike më funksionale, për një ambient jetësor më të shëndetshëm!

Faleminderit!

Drejtori ekzekutiv,

Admir Biorac

Back to top button
Close