Aktivitete të tjera programore
Aktivitetet e tjera të programit përfshijnë: Mirëmbajtja e tualeteve publike dhe rezervuarëve septikë, kujdesi për kafshët shtëpiake të braktisura dhe kafshët e tjera humbëse, si dhe për mbeturinat e grumbulluara dhe të menaxhuara në mënyrë selektive.
V-6/1 Mirëmbajtja e tualeteve publike dhe tankeve septike
Pavarësisht nevojës, në Tuz nuk ka tualete publike, përveç atyre brenda tregjeve, të cilat mirëmbahen nga punëtorët e tregut. Programi i punës së vitit 2020 njeh nevojën për të ndërtuar një tualet publik ose montimin e një tualeti të lëvizshëm, brenda rezidencës së fuqisë punëtore fizike si dhe do t’i propozojmë sekretariatit përkatës për të përcaktuar vendndodhjen. Në lidhje me këtë është e nevojshme të sigurohet pastrimi i të njëjtave, domethanë rezervuarëve septikë, sepse Kompania nuk ka pajisjet ose vendndodhjen e duhur ashtu që do të krijojë bashkëpunim me ndërmarrje publiko-private, me kushte tregu.
V-6/2 Kujdesi për kafshët e braktisura
SHPK “Komunale”, në pajtim me Vendimin mbi kanakrët shtëpiakë, (Fl. Zyrtare e Malit të Zi, Dispozitat komunale, nr. 033/19, nga data, 14. 08. 2019), derisa të sigurojë kushtet për kujdesin e kafshëve të braktisura, ose të humbura (kafshët shtëpiake) dhe mirëmbajtjen e strehimoreve për përkujdesjen e tyre, do të mbledhin dhe transportojnë kafshët e humbura dhe të braktisura, në objektet në Podgorica dhe Danilovgrad, të cilat edhe kanë treguar gatishmëri për një bashkëpunim të tillë me ne. Gjatë vitit, Shoqëria do të punojë në ndërtimin e një strehimoreje për kafshët e braktisura ose të humbura (azil për kafshë shtëpiake).
Tani për tani, është e nevojshme të sigurohet një automjet special për grumbullim dhe transport në qendrat në Podgoricë dhe (ose) Danilovgrad dhe një i punësuar, që do të merrej vetëm me këtë punë.
V-6/3 Mbledhja dhe menaxhimi selektiv i mbetjeve
Qëllimi kryesor i projektit “Përmirësimi i menaxhimit të mbeturinave në komunën e Tuzit” është kontributi zhvillimit të qëndrueshëm të komunës së Tuzit, edhe përmes menaxhimit të përmirësuar të shërbimeve komunale, si dhe vendosjen e një sistemi funksional për mbledhjen selektive dhe largimin e mbeturinave. Projekti parashikon selektimin e mbeturinave në vendin e gjenerimit të tyre, grumbullimin dhe deponimin në vendet e riciklimit.
Në këtë drejtim, SHPK ” Komunalno/Komunale ” Tuz, në vitin 2020, do t’i propozojë Kuvendit të komunës Vendimin për metodën e grumbullimit të veçantë të mbeturinave komunale për zgjedhjen e tij në territorin e komunës së Tuzit dhe të ndërmarrë masa për zbatimin e tij, në mbështetje me institucionet kompetente.
Aktivitetet kryesore në implementimin e Projektit në vitin 2020 do të përqendrohen në sigurimin e bazës ligjore dhe vënies në punë të kontejnerëve nëntokë, munësisht me pishina të veçantë, në kategoritë e mëposhtme: letër, paketim PET (plastike) dhe kanaçe. Do të ndahen edhe qelqi dhe metali dhe është planifikuar një qendër më e vogël riciklimi,që të zvogëlojë sasinë e mbeturinave të deponisë në deponitë rajonale “Livadhe“, duke krijuar kështu mundësinë e valorizimit të mëtejshëm të mbeturinave në formën e lëndëve të para sekondare.
Duke përfunduar rregullimin e vendeve shtesë për deponimin selektiv të mbeturinave, vendosja e kontejnerëve në vendet e përcaktuara do të përmirësojë më shumë infrastrukturën komunale.
Në vitin 2020, në bashkëpunim me sekretariatin kompetent, do të fillohet një kampanjë për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe bizneseve për menaxhimin e duhur të mbeturinave përmes shpërndarjes së materialeve arsimore, punëtorive në institucionet arsimore, vendosjen e bilbordeve promovueso – arsimore dhe organizimin e akcioneve të mjedisit.
Shoqata do të mbështesë iniciativat e qytetarëve dhe institucioneve për të mirëmbajtur dhe pastruar territorin e Komunës së Tuzit, do të ndihmojë në aksionet e pastrimit të fshatrave, rrugëve, oborreve dhe të ngjashme, me makinat e tyre por duke angazhuar edhe punonjësit, me moton për të qenë i pastër.
Nga infrastruktura dhe pajisjet komunale është e nevojshme të mendohet rreth vënies në funksion të një një mjedis modern i riciklimit, dhe të blehet një automjet i veçantë për deponimin e mbeturinave, poashtu edhe një numër i madh kontejnerësh dhe koshash për deponimin selektiv të mbetjeve.
Në periudhën e ardhshme, me qellim të realizimit efikas të të obligimeve ligjore në pikëpamje të grumbullimit selektiv të mbetjeve, e duke pasur parasysh forcimin e aplikimit të Rregullores (Rritjen e nivelit të grumbullimit selektiv të mbetjeve), Shoqëria do të ndërmarr masat si më poshtë:
- Vendosja e parqeve ricikluese në
Ky aktivitet nënkupton dhe sigurimin e makinerisë për presim (lidhje) të mbeturinave të grumbulluara selektivisht (letër, plastikë, xham, kanaqe aluminit), si dhe thërmues për mbetjet drusore dhe bimore.
Gjithashtu është e nevojshme të sigurohen 5-7 kazanë të vëllimit të madh në menyrë që qytetarët të munden që në parkun reciklues të hedhin paraprakisht mbetjet e selektuara. Një kujdes të veçantë do t’i kushtohet mbetjeve bujqësore, pra ambalazhimit të prodhimeve kimike, ku në bashkëpunim me Ministrinë e bujqësisë do të sigurohen kazanë të posaçëm.
- Aplikim i selektimit primar të mbetjeve në vendet ku ato krijohen.
Ky aktivitet nënkupton që në lokacionet për hedhjen e mbeturinave të vendosen kazanët për hedhjen e mbeturinave selektive edhe atë, në pajtim me aktvendimet më të reja nga plani Shtetëror i menaxhimit të mbeturinave, së paku 2 (për mbetje të „thata“ dhe të „lagura“). Ndermarrja tashmë disponon me një numër të caktuar të kazanëve selektiv 1,1 m³ por është e nevojshme që të bëhet pajimi i ri duke pasur parasysh zavëndesimin e kazanëve të vjetër, por edhe zgjerimin e përfshirjes së teritorit me kësi lloj kazanësh, pra për selektim të mbetjeve.
- Implementimin e grumbullimit të selektuar të mbeturinave pranë subjekteve më të madha ndermarrëse dhe organeve shtetërore.
Ky aktivitet nënkupton afirmimin e detyrimit ligjor pranë subjekteve të medha të cilat nëpajtim me këtë edhe prodhojnë sasi më të mëdhaja, kryesisht të një lloji mbetjesh (letër, xham, plastikë, metal). Në atë menyrë do të zvogëloheshin sasitë, dhe të mundësohej kursimi në pjesën e hedhjes në deponinë sanitare „Livade“
- Promovimin e hedhjes së selektuar të mbetjeve
Ky aktivitet ka për qellim ndikimin edukativ dhe promotiv ndaj qytetarëve, e sidomos ndaj atyre të rinjëve në pjesën e sqarimit të rëndesisë së hedhjes së selektuar të mbeturinave për bashkësinë por edhe për mjedisin jetësor. Implementimi i këtij lloj grumbullimi, nuk është vetëm ligjore, por edhe detyrim qytetar ndaj mjedisit jetësor në të cilin jetojmë, punojmë dhe krijojmë.
Me këtë aktivitet krijohen kushtet për zvogëlimin e vendgrumbullimeve ilegale të mbeturinave („deponi të egra“) do të zvogëlohej sasia e grumbullimit të mbetjeve sanitare në deponi, do t perdoreshin mbetjet e selektuara si lende e dytë për riciklim, çka do të mundësonte të ardhura shtesë për Shoqërinë.
Duhet theksuar që, për realizimin e e kësaj, duhet që të hartohet e planifikohet menyra e investimit, ne presim përkrahje na institucionet shtetërore, komunale, por edhe donacioneve nderkombëtare, nëse krijohen kushtet për sigurimin e të njëjtave, normalisht me pjesëmarrj të Shoqërisë.
Përmes funksionalizimit të Web-faqes dhe të Qendrës së Informacionit Info-call, që do të aktivizohen shumë shpejt, shfrytëzuesit e sherbimeve komunale, dhe qytetarët e tjerë, do të mund të lajmrojnë problemet komunal, në mënyrë që, në zgjidhjen e tyre efektive, dhe në efikasitetin e punës së Shoqatës, qytetarët të kenë impakt të drejtpërderjktë.