AktualiteteUncategorized

SHPK Komunale shpërndanë qese për ndarjen e mbeturinave për 480 amvisëri

Punonjësit e ShPK Komunalno / Komunale Tuz, të cilët kanë marrë pjesë në trajnimet për forcimin e kapaciteteve për të ofruar qytetarëve shërbimet sipas konceptit Zero Mbeturina, prej dje janë në terren, ku në ditët në vijim do të shpërndajnë qese për ndarjen e mbeturinave për 480 amvisëri.

Aksionit, i cili është pjesë e projektit NERA të mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian  në kuadër të IPA PPS Mali i Zi – Kosovë 2014-2020, iu bashkua OJQ Zero Waste Montenegro, përmes të cilës, këto familje do të marrin edhe 300 kosha për kompostimin e mbetjeve organike, me kapacitet 9l me lëng Bokashi, dhe dëshirojmë t’i falënderojmë për njohjen e rëndësisë së projektit në komunitetin lokal.

Aksioni do të zgjasë tre muaj, ku mbetjet e veçuara do të merren nga pragu i shtëpisë, me synim zhvillimin e mëtejshëm të kësaj metode të ndarjes së mbeturinave në amvisëri dhe grumbullimin e tyre nga ShPK „Komunalno / Komunale“ Tuz, në territorin e gjithë komunës,

Show More

Related Articles

Back to top button
Close