AktualiteteTë fundit
Ndarja e koshave për katër lloje mbetjesh në shkolla të Komunë të Tuzit

Në vijim të projektit “NERA” i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian në kuadër të IPA PBN MZ-KS, sot nga Komuna e Tuzit, shkollës sonë i dhuruan katër kosha për katër lloje mbetjesh (plastike, letre, metali dhe mbetje organike).
Ky donacion ka një rëndësi të veçantë për shkollën tonë, pasi këta kosha përveç se do të shërbejnë për përdorim të përditshëm, do të shfrytëzohen edhe në kuadër të planprogrameve edukative dhe mësimore me qellim të vetëdijësimit të gjeneratave të reja, për vlerën që posedon riciklimi i mbetjeve në ruajtjen e ambientit ku jetojmë.



