Programi i mirëmbajtjes së pastertisë së qytetit

Me programin e  mirëmbajtjes së pastërtisë së qytetit janë  përfshirë punët në pastrimin e rrugëve, trotuareve, shesheve dhe hapësirave të tjera publike të rregulluara apo të pa rregulluara.

Pastrimi i sipërfaqeve publike dhe heqja e mbeturinave komunale nga këto sipërfaqe kryhet nga “Komunalet”  Tuz, ndërsa mirëmbajtja e pastërtisë në sipërfaqe të tjera kryhet nga persona juridikë dhe fizikë që administrojnë ose përdorin ato sipërfaqe. Heqja e mbeturinave për këta persona kryhet nga Shoqëria në bazë të një llogarie-fature ose kontrate.

Në program janë dhënë siperfaqet e parapara për mirëmbajtje, pastrim dhe larje më pas dinamika dhe mënyra e mirëmbajtjes së pastrimit publik, transportit dhe deponimit të mbetjeve të rënda nga hapësirat e qytetit dhe rrethinave si dhe vlera e përfaert e mjeteve financiare për realizimin e këtij programi.

Deri në përcaktimin e çmimores së shërbimeve, do të shfrytëzohen çmimet konform atyre të caktuara nga Kryeqyteti, e në pajtim me Nenin 6 të Ligjit mbi ndryshimet djhe plotësimet e Ligjit mbi veprimtaritë komunale (Fl. Zyrtare e Malit të Zi, numër 066/19, nga data 16. 12. 2019).

Dinamika e pastrimeve, boshatisjes së kazanëve dhe transporti i mbetjeve në deponinë sanitare „Livade“ në Podgoricë, dhe mbetjeve të rënda-të forta në deponinë e përkohshme SHPK „Komunale“ Tuz, e m pas në deponinë  të cilën e shfrytëzon Kryeqyteti, në bazë të kontratës me SHPK „Deponija“, ose në ndonjë tjetër lokacion të pranueshëm, do të përcaktohet sipas nevojave reale, e deri sa mos të bëhet vlerësimi i këtyre nevojave, do të vazhdohet me këtë dinamikë, qendra e qytetit 2 herë në ditë, vendbanimet një herë në ditë, firmat edhe sipas nevojes, ndersa materialet e renda dhe të forta, një herë në javë, dhe sipas nevojes.

Në përgatitjen e listës së çmimeve dhe orarit të depozitimit të mbeturinave, në meemnt që për to të paraqitet nevoja dh etë krijohen kushtet, Shoqëria do të ketë para syshë:

  • Nevojen që të avancohet niveli i kualitetit të mirëmbajtjes së kualitetit të pasterstisë së qytetit;
  • Shpenzimet e detyrueshme për kryerjen e vëllimit të planifikuar të punës;
  • Çmimet e transportit dhe deponimit të mbetjeve komunale në deponinë „Livade“ Podgorica;
  • Shpenzimet e angazhimit të makinerisë dhe punëtorëve në largimin e mbetjeve të forta dhe të rënda dhe deponimin, gjegjësisht transportin e tyre në deponinë e përkohhme;
  • Çmimin e punës për ekzekutuesit e drejtëpërdrejtë;
  • Paisjet teknike të Shoqërisë.

Mirëmbajtjen e pastrimeve të siperfaqeve publike

Pastërtia e hapësirave publike do të ruhet përmes këtyre detyrave:

Largimi dhe asgjësimi i mbeturinave komunale nga vendet publike

Mbeturinat komunale depozitohen në deponinë sanitare “Livade” – Podgorica, dhe sipas kontratës së lidhur me këtë kompani, shuma për vitin 2020, duhet të arrijë rreth 22 euro për ton.

SH.PK “Komunalno/Komunale” do të intensifikojë bashkëpunimin me Sekretariatin për Urbanizëm, çështje banimore, Komunale, komunikacion dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe Policinë Komunale dhe do të organizojë aktivitete edukative në fushën e deponimit selektiv të mbeturinave dhe riciklimit.

Sasia e vlerësuar e mbeturinave komunale që depozitohen në deponinë sanitare “Livade” është 350 ton, nga e cila deponia duhet të paguhet rreth 75,000.00 € në vit.

Transporti dhe deponimi i mbetjeve të forta dhe të rënda

Pasi qënë Komunën tonë  nuk ka deponi për këto lloj mbeturinash në komunën tonë (mobilje të vjetra, pajisje shtëpiake, pjesë të pajisjeve sanitare, mbeturina të materialeve të ndërtimit, rrënoja, skorje, mbeturina prej betoni, degë, xunkth, etj.) e në deponinë sanitare në Podgoricë nuk mund të depozitohet, e njëjta do të depozitohet në një deponi të përkohshme të përdorur nga Kryeqyteti, në përputhje me marrëveshjen me SHPK “Deponija”. Për sasinë prej rreth 250 tonë, që ishte viti i kaluar, është e nevojshme të ndahen rreth 55.000,00 € në vit.

Transporti dhe deponimi i mbetjeve shtepiake

Sipas dispozitave nga neni 19 i Ligjit për shërbimet komunale, neneve 9 dhe 10 të Vendimit mbi rendin komunal, SO Tuz, si dhe sipas nenit 9 të Statutit të ShPK “Komunalno / Komunale” Tuz, është përcaktuar detyrimi për heqjen dhe deponimin e mbeturinave shtëpiake (të gjitha mbeturinat e ngurta konsiderohen si mbeturina shtëpiake me origjinë nga ndërtesat e banimit dhe lokalet afariste, të cilat për nga madhësia e tyre mund të hidhen në koshat e mbeturinave shtëpiake – kontejnerë, si dhe materiale të djegura – hirit).

Raporte shfrëzimi sherbimesh janë vendosur me shfrytëzuesit të kazegorive, si në vijim:

KATEGORIANUMRI I PËRDORUESVE
Amvisëri2216
Ekonomia, institucionet dhe sipërmarrësit283

Pas marrjes së kompetencave nga kjo lëmi, SHPK do të ndërmarrë nismën për të përfshirë në këtë shërbim edhe trevat e tjera të komunës, por edhe të evidentohen qyteraët dhe subjektet juridike që nuk janë përfshirë me “raporte e shfrytëzimit të shërbimeve”, sepse është evidente se numri real i shfyrëtëzuesve është shumë më i madhse ai i përmendur në kategoriimin më lart. Ndërmarrja, në marrëveshje me përfaqësuesit e sekretarive kompetente dhe bashkësive lokale, lidhur me këtë çeshtë do të punojë në:

  • Vendosjen e  marrëdhënieve të përdoruesit me të gjithë personat juridikë në trevën e komunës që, megjithë ligjin dhe detyrimin e përcaktuar me vendim të komunës, nuk janë përdorues të shërbimeve tona.
  • Vendosja e marrëdhënieve të reja me klientët, dhe rritja e numrit të përdoruesve.
  • Futjen e edhe një ekipi për grumbullimin e mbeturinave, d.m.th., punën e përditshme dhe futjen e ekuipazhit të tretë për transportim të mbeturinave, nëse për një gjë të tillë paraqitet nevoja.

Blerja dhe vendosja e kontejnerëve të rinjë dhe heqja e përditshme (me përjashtim të dielave në vendbanimet periferike) do të përmirësojnë dukshëm cilësinë e shërbimeve, në  mënyrë që vendbanimet jashtë zonës urbane të fitojnë karakter urban, por edhe shton numrin e klientëve..

Të ardhurat e planifikuara (vlera e fakturuar) nga përsona juridikë dhe fizikë, në bazë të numrit të shënuar më lartë të shfrytëzuesish, për vitin 2020 janë:

KATEGORIASHUMA (€)
Amvisëri112.000
Ekonomia, institucionet dhe sipërmarrësit188.000
UKUPNO300.000

Për punën e përditshme në transportimin e mbetrinave shtëpiake dhe pastrim të hapësirës përreth kazanëve janë paraparë dy ekuipazhe me automjete speciale, j(ekuipazhi përbëhet nga shoferi dhe dy punonjës të ngarkimit të mbeturinave).

Heqja e mbeturinave kryhet nga automjetet me kamionë mbeturinash 16m3 ose 6m3, si dhe automjete të tjera komunaleqë janë në dispozicion.

Sipas dinamikës tashmë të përcaktuar, mbetjet e ngurta, të mëdha dhe ato bujqësore do të transportohen me kamion kiper, dhe mbeturinat do të depozitohen në deponinë “livade” ose në një deponi të veçantë në grykën e Moraçës.

Me qëllim të mirëmbajtjes së përkohshme të hapësirave publike, do të caktohen minideoponitë e përkohshme lokale për  mbeturina të forta dhe të mëdha, të cilat do të jenë të rregulluara me standarde në mënyrë që të mos shkatërrojnë ambientin.

Back to top button
Close