AktualiteteTë funditUncategorized
Hapja e stadumit të ri të qytetit

Sonte në komunën e Tuzit u zhvillua një ngjarje historike për sportin me rastin e inaugurimit të stadiumit të qytetit.
Në këtë ceremoni të rëndësishme, të pranishëm ishin figura të njohura nga politika, sporti dhe jeta shoqërore.
Hapja e këtij stadiumi do të ndikojë në promovimin e sportit në komunën e Tuzit, duke krijuar kushte të reja për klubin tonë KF Deçiq. Infrastruktura moderne e këtij stadiumi do të ofrojë mundësi të reja për organizimin e ndeshjeve dhe aktiviteteve sportive, duke e pozicionuar komunën e Tuzit si një qendër të rëndësishme për sportin në Malin e Zi.
Ky është një moment i rëndësishëm për komunitetin tonë dhe një mundësi për të forcuar futbollin dhe sportet në përgjithësi.




