AktualiteteUncategorized
Aksion me rastin e ditës së tokës, për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit

Në „Ditën e Tokës” që shënohet në të gjithë botën më 22 prill, për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit, komuna e Tuzit në bashkëpunim me Agjencinë për mbrojtjen e mjedisit ka organizuar një aksion të rëndësishëm.
Kjo ngjarje ka për qëllim të përmirësojë gjendjen e mjedisit me pastrimin e mbeturinave dhe largimin e gomave nga territori i monumentit natyror të kanionit të lumit Cem, gjegjësisht në vendndodhjen Cemi i Trieshit.
Në këtë aksion janë angazhuar punëtorët e ShPK „Komunalno/Komunale” dhe zyrtarë të komunës.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt një mjedisi më të pastër dhe më të qëndrueshëm.
KOMUNA E TUZIT



